AKTUALE

VMRO: Pyesim LSDM dhe Filipçen, a po ndërton Zaev ndërtesa në Dubai dhe ku po i merr paratë për këto investime

Banner

Partia në pushtet VMRO ka akuzuan ish kreun e LSDM-së Zoran Zaev se po ndërton ndërtesa në Dubai, teksa shtojnë se i njejti duhet të përgjigjet se prej ku i ka marrë paratë për investim.
Filipçe, Zaev dhe LSDM të përgjigjen se si merret viza e artë në Dubai? Ka kohë që Filipçe, Zaev dhe LSDM heshtin dhe nuk u përgjigjen pyetjeve tona në lidhje me Dubain. A është heshtja konfirmim, ne e pyesim LSDM-në publikisht? A po ndërton Zaev në Dubai ndërtesa mbi 50 kate? Nga i merr ato para Zaev?” pyesin nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se “në kontekst të kësaj shtrohet pyetja, a është i lidhur edhe Filipçe me këtë aferë, prandaj është emëruar në krye të LSDM-së për të mbrojtur mentorin e tij Zaev?”.

“A kanë Filipçe dhe Zaev viza të arta për Dubai? Si i kanë marrë dhe nga i kanë marrë paratë? A do t’i mohojnë dyshimet Filipçe dhe Zaev? Filipçe, Zaev dhe LSDM as nuk i mohojnë dhe as nuk i përgjigjen pyetjeve tona. Pasi shkatërruan dhe e grabitën shtetin, tani ato lekë po i investojnë në biznese private. Përderisa pretendonin se e shpëtonin Maqedoninë, po shpëtonin veten dhe milionat e tyre”, thonë nga VMRO.

Banner

Related posts

Sulejmani: Interpelanca nuk nënkupton shkarkimin e Ilire Dautit, varet nga vullneti i saj nëse dëshiron të jetë kryetare e Komisionit

Gjyla Halili

Vasfije Krasniqi: Ky dokumentarë është dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa jonë, mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Regjimit po i vjen fundi!

Gjyla Halili