AKTUALE

Bdi akuzon qeverinë për shkelje të të drejtave të artistëve dhe nënvlersim të sektorit të kulturës

Banner

Sekretariati për Kulturë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale në sektorin e kulturës, duke e cilësuar situatën si “skandaloze”. Në një deklaratë publike, ky sekretariat thekson se mbi 3000 artistë në vend mbeten pa paga, ndërsa punonjësit e Ministrisë së Kulturës paguhen më pak se në çdo sektor tjetër shtetëror.

“Marrëveshja kolektive e arritur në kohën e BDI-së është shkelur brutalisht. Kjo qeveri as nuk mundet ta zbatojë atë që është firmosur, e lëre më të bëjë diçka më shumë.”, thuhet në deklaratën e publikuar sot.

Sipas BDI-së, të drejtat e garantuara me ligj po nëpërkëmben dhe sektori i kulturës po ndëshkohet me “heshtje dhe varfëri”. Partia kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të garantuar dinjitetin profesional dhe financiar të artistëve dhe punonjësve të tjerë të kulturës.

Ky reagim vjen në një kohë kur komuniteti artistik gjithnjë e më shumë po ankohet për mungesë mbështetjeje institucionale dhe për pasiguri të vazhdueshme financiare.

Banner

Related posts

Hovenier: Qeveria të lëvizë para me Asociacionin

Gjyla Halili

BDI mbajti mbledhje, ja çka u diskutua

admin

Bdi: Kanë kaluar 21 ditë – Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçani.

Gjyla Halili