AKTUALE

SINAN VEJSELI emërohet Shef i Shtabit Politik të Këshillit Vendor “Duçanxhik” në Çair

Të dashur qytetarë të Çairit,

Sot, në prani të Kryetarit të Këshillit Vendor “Duqanxhik”, z. Xhavit Selami, dhe pas konsultimeve me Kryetarin, kryesinë dhe strukturat organizative, kam kënaqësinë të emëroj z. SINAN VEJSELI si Shef i Shtabit Politik të Këshillit Vendor “Duçanxhik” në Çair.

Z. Vejseli është një ekonomist i ri dhe i përkushtuar, me diplomë në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku aktualisht ndjek edhe studimet master në drejtimin e ekonomisë evropiane.

Aktualisht, ai shërben në Ministrinë e Financave, në departamentin për Menaxhim të Investimeve Publike, dhe më parë ka punuar në sektorin e gjendjes civile si asistent administrativ. Përvoja e tij në institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare si Swiss Agency for Development and Cooperation, Global Shapers dhe projekte të lidhura me reformën zgjedhore dëshmon për angazhimin dhe kapacitetin e tij profesional.

Sinani është një djalë nga lagjja Duçanxhik, me rrënjë familjare nga Karshiaka, dhe është rritur me ndjenjën e përkatësisë dhe përkushtimit ndaj komunitetit të tij.
Sinani është i njohur për aftësitë e tij të shkëlqyera organizative, bashkëpunimin në grup dhe komunikimin efikas.
Ka qenë aktiv në jetën universitare si anëtar i Asamblesë dhe Komitetit të Disiplinës në Fakultetin e Ekonomisë, si dhe ka dhënë kontribut të çmuar në strukturat rinore të BDI-së, ku për dy vite ka shërbyer si sekretar dhe një vit si koordinator në Komunën e Çairit.

Përkushtimi i tij për qytetarin, eksperienca institucionale dhe energjia rinore janë garanci se Këshilli Vendor “Duqanxhik” do të bëhet një pikë referente për qytetarët, një adresë e hapur për hallet, idetë dhe iniciativat e banorëve të kësaj lagjeje.

I uroj z. Vejseli shumë suksese në këtë mision me përgjegjësi të lartë, duke besuar fuqishëm se do të jetë një zë i fuqishëm i qytetarëve të Duqanxhikut!

Related posts

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të marrin vizë

Gjyla Halili

Artan Grubi tërhiqet nga politika: Kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë

Gjyla Halili

Zgjedhjet lokale, takohen sot grupet e punës të koalicionit VLEN

Gjyla Halili