AKTUALE

Skandal në Kulturë: Mbi 3000 artistë pa paga, Lutkov hesht si statujë

Kriza në sektorin e kulturës thellohet çdo ditë, ndërsa mbi 3000 artistë, punëtorë të skenës, muzikantë, aktorë dhe krijues të tjerë janë pa paga për muaj me radhë. Në vend që të japë zgjidhje ose të mbajë përgjegjësi, ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, ka zgjedhur heshtjen – një heshtje që buçon më shumë se çdo skenë e zbrazët në teatrot e vendit.

Mosveprimi i Ministrisë ka vënë në pikëpyetje jo vetëm ekzistencën ekonomike të artistëve, por edhe vetë të ardhmen e kulturës në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që vendi përballet me krizë ekonomike dhe ngecje në rrugën drejt BE-së, kultura – pasqyra e shpirtit të një kombi – po zbehet nën neglizhencën institucionale.

Banner

Related posts

Metoda e veçantë për të lyer vezët e Pashkëve

admin

Osmani dhe Rexhepi vizitojnë Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Qeveria tërheq propozim ligjin për arsim të mesëm, ku kërkohej intonimi i himnit

Gjyla Halili