AKTUALE

Taravari tha se ASH-ja është shtëpi e madhe dhe e hapur për të gjithë! Sela: Një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë që duhet të ketë nder e besë

Kjo shtëpi është e hapur dhe e madhe. Të gjithë janë të mirëseardhur”, tha Arben Taravari e më pas shtoi se edhe Ziadin Sela, nëse do, është i mirëseardhur në Aleancën për Shqiptarët. Ndërkohë Sela që tha se, një derë e një shtëpi e bën i zoti i shtëpisë që nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që duhet t’i ketë, që në të kundërtën, as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe

“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare, shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që ky zot shtëpie duhet ti ketë. E kur nuk i ka, as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe”, tha Sela.

Banner

Related posts

Drejtori i shkollës shqipe Agron Dedivanaj: Fëmijët shqiptarë në Michigan po ruajnë gjuhën dhe kulturën kombëtare

Gjyla Halili

Pendarovski: Ideja është që të takoj numër sa më të madh të qytetarëve, t’u tregoj se për çfarë do të angazhohem

Gjyla Halili

Akuzon LSDM: “Bota Serbe” mbi shtetin, VMRO në shërbim të Vuçiqit

Gjyla Halili