AKTUALE

Specialistët e trashëgimisë kulturore stërviten për mbrojtjen e monumenteve në raste fatkeqësish natyrore

Banner

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ishte pjesë e projektit Flood North Alb, që synon përmirësimin e përgatitjes dhe të kapaciteteve të reagimit të mbrojtjes civile ndaj fatkeqësive natyrore.
Në kuadër të projektit Flood North Alb, u zhvilluan ushtrime praktike në terren, ku u përfshinë edhe tri pasuri kulturore me status Monument Kulture, Kategoria I.

Monumentet e përfshira në projekt ishin Ura e Mesit në lumin Kir, Rrënojat e Kishës së Shirgjit si edhe Xhamia e Plumbit.
Këto ushtrime ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në raste fatkeqësish.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, mblodhi partnerë vendas dhe ndërkombëtarë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes civile dhe për të garantuar një koordinim më të mirë në përballjen me emergjenca të ndërlikuara, si përmbytjet e rënda. Me mbështetjen e BE-së, Shqipëria po ndërton sisteme më të forta të mbrojtjes civile dhe po luan një rol aktiv në përgatitjen rajonale, sepse gatishmëria është thelbësore për të shpëtuar jetë dhe për të minimizuar dëmet.

Banner

Related posts

KSHZ: Deri në оra 13:00 dalja në votim është 26.35 për qind

Gjyla Halili

Fronti Europian zgjerohet edhe me Unionin Demokratik Boshnjak

Gjyla Halili

Qyteti i Nju Jorkut ngrit flamurin në qendër të qytetit për nder të 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Gjyla Halili