Fjalët janë të pakta për të përshkruar një gjest kaq të madh burrërie dhe trimërie.
Në një kohë kur shpesh dëgjojmë për indiferencën, na vjen si dritë e pastër ky veprim heroik i një djaloshi nga zemra e Malësisë, Arben Nikprelaj.
Teksa po udhëtonte drejt Kosovës në Rrugën e Kombit, ai pa një veturë të aksidentuar.
Pa u hamendur as edhe një çast, Arbeni vrapoi drejt saj dhe gjeti një të ri pa ndjenja, të bllokuar brenda.
Me guximin që vetëm një malësor mund ta ketë, me atë shpirt që bartet brez pas brezi nga burrat e dheut tonë, ai u ngjit mbi veturë, duke vënë në rrezik edhe jetën e tij, dhe si një luan e nxori djaloshin nga brenda, duke ia shpëtuar jetën.
Vetëm pak çaste më vonë, vetura mori flakë.
Ky nuk ishte vetëm një akt ndihme, ishte një shenjë e pastër e trimërisë së lindur, një dëshmi se gjaku i malësorit nuk ftohet kurrë kur bëhet fjalë për nderin, jetën dhe besnikërinë.
Falë të Madhit Zot dhe veprimit të Arbenit, sot një jetë është e shpëtuar.
Lavdi veprës së tij, respekt për zemrën e madhe që ka dhe nder për të gjithë ata që si ai, nuk harrojnë kurrë të jenë njerëz në kuptimin më të madh të fjalës.
Ben, klubin tonë Balkan Eagles dhe krejt Malësinë na bëre të ndihemi krenarë.
Nder dhe mirenjohje për emrin tënd, nder familjes që të rriti, dhe respekt pa fund për shpirtin tënd fisnik dhe trim!