AKTUALE

Qoku: Insistimi për lista të ndara, sebeb për t’u ndarë! Partitë e VLEN-it, veç e veç, të vogla në raport me BDI-në

Përfaqësuesi i VV-së në kuadër të VLEN-it, Bekim Qoku ka dalë këtë mbrëmje me qëndrim në rrjetin social Facebook, transmeton TV21.

Mes tjerash, ai vlerëson se insistimi që të dilet me lista të ndara në zgjedhje lokale, është shkas për t’u ndarë.
Më tej, Qoku vlerëson se të partitë e VLEN-it, veç e veç, ende janë të vogla në raport me BDI-në.

“Insistimi për lista të ndara është të kërkosh sebeb për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar. Argumenti se me lista të ndara do të maten forcat brenda koalicionit është i pakuptimtë. VLENi duhet t’i masë forcat vetëm me BDI-në. Çfarë do të kishte fituar, ta zëmë, LD-ja e Mexhitit nëse do të kish dalë më e fuqishme se Lëvizja Besa, pra nëse do të kish marrë 8 këshilltarë më shumë? Mbase dy drejtori më shumë në ekzekutiv?! Apo 23 punësime më shumë në shëndetësi?!!
Sidoqoftë, shkuarja me lista të ndara për këshilltarë komunalë, përveçse do të dobësonte keqas koalicionin VLEN, do të përçante edhe votën shqiptare. Katër partitë e VLENit, veç e veç, ende janë të vogla në raport me BDI-në. Vetëm unifikimi i tyre, bashkë me faktorin VV, i bën të konkurueshëm dhe të fuqishëm për të triumfuar në zgjedhjet e radhës”, shkruan Qoku mes tjerash.

Kujtojmë se gjatë ditës liderët e VLEN-it kanë realizuar takim, por pa praninë e Arben Taravarit të ASh-së, për të cilin siç thanë pas mbledhjes, “është vetëpërjashtuar” nga koalicioni.

Ndërkaq nga ana tjetër, Taravari mbrëmë kumtoi se ASh ka sjell vendim që të dalë vetë në zgjedhje lokale.

Related posts

Nesër Fronti Europian mblidhet në Tetovë

Gjyla Halili

NATO-  Ditë industriale në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

CIVIL: Enigmë mbetet situata me vendvotimin në Likovë, pas raportimeve për të ashtuquajtur “tren bullgar”

Gjyla Halili