AKTUALE

Yllka Kaba Bekteshi: 30 ditë që Kreshniku mbahet padrejtësisht peng..!?

Sot u bë një muaj nga tragjedia e madhe që goditi vendin tonë.
Një muaj dhimbje, një muaj lutje, një muaj padrejtësi.

Për shumë familje, kjo mbetet ende një ëndërr e keqe nga e cila nuk po zgjohen dot.
Në çdo lutje timen janë ato nëna që presin një lajm për më të dashurit e tyre që ende luftojnë për jetën.
E njoh mirë ndjenjën e frikës dhe të shpresës që të gërryen përbrenda çdo ditë.

30 ditë që Kreshniku mbahet padrejtësisht peng i një loje të ndyrë politike.
30 ditë që çdo ditë përpiqem t’i gjej arsye Hanës dhe Trimit pse babi mungon.
30 ditë që bindem gjithnjë e më shumë se Kreshniku ka pasur gjithmonë përkrah njerëz me zemër — miq, familjarë, bashkëpartiakë që nuk na kanë lënë vetëm asnjë sekondë. FALEMINDERIT 🙏🏼

Tridhjetë ditë që zemërimi i qytetarëve sa vjen dhe po rritet.
Sepse kjo nuk është drejtësi.
Fajtorët e vërtetë janë ende të lirë dhe për ironi të fatit janë pikërisht ata që na flasin për drejtësi.

Edhe sa “tridhjeta” do kalojnë?
Edhe sa njerëz të pafajshëm do jenë ende viktimë e këtij sistemi që kurrë nuk u bë i drejtë për të gjithë!

Golgota vazhdon…

Banner

Related posts

Kryeministri Kovaçevski në takim të Komunitetit Politik Ndërkombëtar në Kishinjev

admin

Rregullat e reja të udhëtimit në BE? Pa këtë leje nuk ka hyrje për shtetasit e Maqedonisë

Gjyla Halili

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Gjyla Halili