AKTUALE

“Hapi i parë drejt dokumentimit shkencor të Trashëgimisë Kulturore të rrethit të Kërçovës”

Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër ka marrë një nismë me shumë vlerë për të bërë një përmbledhje studimesh shkencore për “Trashëgiminë Kulturore të rrethit të Kërçovës”, duke e realizuar nëpërmjet trajtimit të temave të ndryshme nga panelistë të ndryshëm në disa simpoziume por që do të trajtojn tematikën e njejtë “Trashëgimin kulturore’’.

Më datë 13.04.25 në Trimbach mbajtëm organizimin ku simpoziumin e hapi Florim Huseini(përgjegjës)dhe pastaj kryetari i shoqatës Resul Mehmedi përshëndeti mysafirët, pjesëmarrësit dhe sponsorët, njëkohësisht shpjegoi shkurt edhe për idenë e këtij organizimi dhe rrugëtimin e saj.

Në kët simpozium u trajtuan dy tema të rëndësishme me tre panelistë mysafirë si:

Ligjëruesi Osman Adili – një afarist dhe veprimtar që ka dhënë kontribut të madh, në veçanti nëpërmjet shoqatës së Etnokulturës Shqiptare Etnoalb, po ashtu kontribut të madh në përmbledhjen e shumë lojërave popullore që së shpejti do sjellë në botim librin e tij. Ligjëruesi Osmani, i ardhur special nga Kërçova, ligjëroi për “Lojërat Popullore”, dhe në pjesën e dytë të panelit ligjëroi për “Vallet popullore të rrethit të Kërçovës”, që të dy temat ishin të pasuruara shtesë edhe me video-inçizim të përgatitur special rreth lojërave dhe valletë.

Ligjëruesi i dytë, prof. Qamil Aliu – një veprimtar i shumë fushave të ndryshme, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, me 30 vite në arsim, e në veçanti angazhimin e tij që punon në metodat e reja të mësimdhënies përmes teknikës së komunikimit. Qamil Aliu ligjëroi për temën “Ndikimi socio-psikologjik i lojërave popullore kërçovare”.

Ligjëruesi i tretë special ishte prof. dr. Agron Xhagolli – që vjen nga Tirana, ka studiuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ka punuar në Institutin e Folklorit dhe më vonë në atë të Kulturës Popullore, pedagog në disa universitete të Shqipërisë dhe pjesë e shumë festivaleve folklorike kombëtare. Ka kryer shumë ekspedita në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe te Arbëreshët. Ka botuar 28 vepra folklorike dhe shumë punime, monografi, fjalë të urta popullore, këngë polifonike, prozë, etj. Një nga shumë punimet veçojmë monografinë që e punuan bashkërisht me prof. dr. Ramazan Bogdanin: “Monografia Kërçova – Identitet Kulturor”. Prof. Agron Xhagolli ligjëroi temën “Vështrim i përgjithshëm i folklorit në Kërçovë”.

I gjithë ky simpozium solli shumë vlera studimesh, që kishin rastin t’i dëgjojnë shumë anëtarë që ishin prezent, dhe që ngjalli shumë nostalgji të kohës, dhe padyshim që përmbledhja shkencore do të pasurohet edhe më tej me shkrime me vlera shkencore të studiuara e hulumtuara për vite me radhë. Nga prezenca e pjesëmarrësve që dëshirojmë të veçojmë për ju, ishte prezenca e gjithë kryetarëve që nga themelimi i shoqatës e deri tek inicuesi për themelim, të cilëve u falënderojmë të gjithë, sepse kjo na bën krenarë dhe është për t’u përgëzuar.

Në programin shtesë kishim të bashkangjitur një prezantim të shkurtër nga sponsori më i ri dhe vullnetar, Nijat Bajrami, që shpjegoi përvojat, mundësitë, sugjerimet dhe shërbimet e tyre që ofrojnë nëpërmjet kompanisë së tyre BajRon Spitex.

Në përmbyllje, kryetari shpërndau mirënjohje për ligjëruesit për kontributin e tyre, prezencën dhe gjithë vlerat që ndanë për kauzën shqiptare e në veçanti asaj kërçovare.
Pas kësaj, vazhduam aktivitetin në restaurant “Traube” në Aarburg, tek anëtari dhe sponsori ynë Fluturim Kadriu, për të bashkëbiseduar në aspektin vëllazëror me një mbrëmje duke grilluar.

Faleminderojmë ligjëruesit që pranuan ftesën tonë, të gjithë anëtarët dhe pjesëmarrësit në këtë ditë pushimi, të gjithë anëtarët e kryesisë që organizuan dhe ishin në shërbim gjatë gjithë kohës, njëkohësisht edhe kameramanin dhe fotografin Naser Limani.

Me respekt të veçantë dhe miqësor,

Shoqata Kulturore Kërçova – Zvicër

Related posts

Përmbyllja e vitit mësimor 2024/2025/ Dehari: Jashtëzakonisht krenar me aritjet e shkollave tona

Gjyla Halili

Ja sa vite burg rrezikon Jozi pasi goditi Gjestin

Gjyla Halili

Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

Gjyla Halili