BOTA

Pentagoni konfirmon balonën e dytë spiune kineze

Pentagoni ka njoftuar se një balonë e dytë spiune kineze është parë mbi Amerikën e Jugut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka anuluar një udhëtim të paralajmëruar më parë në Kinë.

“Ne po marrim raporte për një balonë mbi Amerikën e Jugut”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder një ditë pasi balona e parë u pa mbi qiellin e SHBA-së, duke shtuar se “bëhet fjalë për një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”.

Pentagoni nuk zbuloi vendndodhjen e saktë të balonës së dytë, por një zyrtar amerikan i tha CNN-it se nuk duket se po shkonte drejt SHBA-së, raporton CNN.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i quajti të papërgjegjshme dhe të papranueshme veprimet e Kinës në lidhje me balonën e spiunazhit të zbuluar mbi Shtetet e Bashkuara.

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yiju, ai tha se prania e balonave në hapësirën ajrore amerikane është një shkelje e qartë e sovranitetit amerikan dhe ligjit ndërkombëtar. Ai tha se bota pret që SHBA dhe Kina të menaxhojnë marrëdhëniet e tyre me përgjegjësi.

Ndërkohë, Kina shprehu keqardhje për humbjen e “tullumbaces civile” mbi territorin amerikanë.

Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë menduan të rrëzonin balonën mbi Montana të mërkurën, por presidenti amerikan, Joe Biden refuzoi ta bëjë një gjë tillë për shkak se mbeturinat mund të rrezikonin jetën e njerëzve në tokë. /CNN

Banner

Related posts

Aksionet e Apple bien 4% si shkak i rënies së shitjeve të iPhone, Mac dhe iPad

admin

Po ecte pranë ujëvarës, babai rrëzohet për vdekje në sy të pesë fëmijëve dhe gruas së tij

admin

Europa po përvëlohet, britanikët ndryshojnë destinacionet e pushimeve

admin

Leave a Comment