AKTUALE

Mexhiti: Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne në rajonin e Pollogut

Banner

Zv. kryeministri, Izet Mexhiti njofton se qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.

Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet. Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.

Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:

Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit

Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja

Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve”, njofton Mexhiti.

Ai shton ky nuk është investim thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë.

Banner

Related posts

Reagojnë Gjelaj dhe Camaj, dënojnë aktet provokuese në Bozhaj

Gjyla Halili

10 milion kanaçe Golden Egale janë shitur në Gjermani

Gjyla Halili

Menduh Thaci -Kërkesat që i ka Fronti për ndryshimet kushtetuese do ti lëvizim shumë shpejt

Gjyla Halili