AKTUALE

DELEGACIONI I LARTË I BFI-SË VIZITON MEDRESENË “ISA BEU” NË TETOVË

Banner

Sot më datë 15 prill 2025, Medreseja “Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë, mirëpriti një delegacion të lartë të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, i udhëhequr nga Reisul Ulemaja, haxhi hafiz Shaqir ef. Fetahu, me rastin e emërimit të Dr. Beqir ef. Memetit si koordinator i kësaj paraleleje.

Myftinia e Tetovës, si përkrahëse e vazhdueshme e jetës fetare e arsimore në qytet, mori pjesë në këtë vizitë me në krye Myftiun e nderuar, Dr. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga operativa, Sekretari Semir ef. Fazliji dhe referenti Idris ef. Idrizi, duke shprehur mbështetjen për drejtimin e ri dhe përkushtimin ndaj ngritjes arsimore të nxënëseve.

Delegacioni i BFI-së përbëhej nga: Reisul Ulemaja, haxhi hafiz Shaqir ef. Fetahu, Shefi i kabinetit Dr. Abdulkerim ef. Iseni, Mr. Mafiz ef. Rustemi, Mr. Musanif ef. Rufati, Mr. Fehmi ef. Ebibi dhe Mr. Fejzulla ef. Sadiki.

Vizita u prit nga drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, koordinatori Dr. Beqir Memeti dhe stafi edukativo-arsimor. Delegacioni vizitoi edhe hapësirat e reja të medresesë, duke vlerësuar kushtet e reja të ofruara për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor të nxënëseve të kësaj paralele.

Kjo pjesëmarrje e Myftinisë së Tetovës dëshmon përkushtimin e saj në mbështetjen e institucioneve arsimore fetare dhe bashkëpunimin e ngushtë me BFI-në.

Banner

Related posts

“Rama, luftë të hapur profesionistëve”, Meta: Largimi një orë e më parë i kësaj qeverie shpëton falimentimin e Shqipërisë

admin

Mickoski: Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidente, VMRO-DPMNE do t’i ketë 61 deputetë

Gjyla Halili

Rihanna performoi në dasmën e djalit të njeriut më të pasur në Indi – mësohet shuma e parave që mori për këtë koncert

Gjyla Halili