Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, ka njoftuar për aktivitetin kulturor të promovimit të librit “Livia” të autorit, Mark Pashku Lucgjonaj, në një atmosferë të veçantë.
Komuniteti shqiptar në Michigan vazhdon të demonstrojë mbështetje të palëkundur për çdo aktivitet me rëndësi për kombin tonë, gjithmonë duke mbështetur projekte që promovojnë trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe atdhetare, ka shkruar Dedivanaj.
Postimi i tij në fb:
Në një atmosferë vëllazërore, atdhetare dhe dashamirëse, shoqata “Jehona e Malësisë” organizoi një aktivitet kulturor për promovimin e librit “Livia” të autorit, bashkombasit tonë nga vendlindja, z. Mark Pashku – Lucgjonaj. Një falënderim i veçantë shkon për vetë autorin, panelistet e shkëlqyera dhe të gjithë të pranishmit që e bënë këtë event kaq kuptimplotë dhe të veçantë.
“Livia” është një dëshmi e gjallë e krijimtarisë dhe vizionit të Mark Pashkut. Nëpërmjet kësaj vepre, autori jo vetëm që ofron një rrugëtim unik dhe magjepsës duke hapur dritaren e lulëzimit të artit për lexuesit e tij, por edhe paraqet një urë të fortë lidhëse mes diasporës shqiptare dhe vendlindjes së saj. Vlerësimi për këtë libër ka qenë i jashtëzakonshëm dhe është një kënaqësi e vërtetë për ne që të jemi dëshmitar të admirimit të madh që kjo vepër ka arritur në komunitetin tonë.
Komuniteti shqiptar në Michigan vazhdon të demonstrojë mbështetje të palëkundur për çdo aktivitet me rëndësi për kombin tonë, gjithmonë duke mbështetur projekte që promovojnë trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe atdhetare. Ky event është një shembull i ndritshëm sesi arti shërben si një mjet i fuqishëm për bashkim dhe unitet, duke i bashkuar bashkatdhetarët tanë kudo që ata të ndodhën.
Urime dhe le të bashkohemi sërish në ngjarje të tilla!