AKTUALE

Këshilltarja e Vmro-Dpmne-së dorëhiqet mes lotësh: “Udhëheqsia mendon vetëm për pushtet”

Mbledhja e sotme e Këshillit Komunal të Koçanit u shënua nga emocione të forta dhe një dorëheqje dramatike. Njëra nga këshilltaret e VMRO-DPMNE-së, mes lotësh, ka njoftuar se po largohet nga funksioni, duke akuzuar udhëheqësinë lokale për neglizhencë ndaj qytetarëve dhe etje për pushtet.

“U kërkoj falje qytetarëve që më votuan. Nuk arrita të realizoj shumë nga ato që i kisha premtuar, sepse për kryetarin e komunës dhe drejtuesit e tjerë, prioritet ishin vetëm interesat e tyre personale. E gjithë kjo është thellësisht e padenjë dhe poshtëruese,” deklaroi këshilltarja, e cila në fund theksoi se do t’i përkushtohet fëmijës së saj të lënduar dhe të gjithë fëmijëve në nevojë.

Pas kësaj deklarate të fortë, mbledhja e këshillit u ndërpre për disa minuta për shkak të gjendjes emocionale të anëtarëve.

Banner

Related posts

Azizi: Zgjedhje s’do të ketë, shqiptarët i dhanë karton të kuq BDI-së 4 muaj më parë!

Gjyla Halili

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim elektronik në Ministrinë e Brendshme

Gjyla Halili

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës

Gjyla Halili