AKTUALE

Mbrëmë u takuan liderët e VLEN-it, presin që nesër ASH-ja të vendos për zgjedhjet lokale

Gazeta LAJM merr vesh se mbrëmë janë takuar liderët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN dhe grupet e punës që po punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për të dalur bashkë në zgjedhjet lokale. Megjithatë as në takimin e mbrëmshëm nuk është arritur marrëveshje përfundimtare.

Nesër pritet që kryesia e ASH-së të mbajë një mbledhje, ku pritet të merret vendimi përfundimtar nëse do të shkojë bashkë me VLEN-in në zgjedhjet lokale.

Grupet e punës deri tani duhej të hartonin të gjitha kombinimet rreth komunave dhe listave për këshilltarë, në kuadër të daljes së përbashkët në zgjedhje lokale.

Për momentin oferta në tavolinë për Taravarin është 35 % të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash. Taravarit, i është ofruar të nxjerrë kandidat në Gostivar, Strugë dhe Vrapçisht, të zgjedh një kandidat mes komunave Likovë, Haraçinë dhe Studeniçan, si dhe një kandidat mes Bërvenicës dhe Çashkës. Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe BESA do të kenë nga tre kandidatë me gjasa të fitojnë komunat.

Related posts

“Mungesë disipline”! Miletiçi e pranon se ka larguar nga puna 10 shqiptarë!

Gjyla Halili

Fatmir Dehari kundërshton vendimet hakmarrëse të ministrave shqiptarë

Gjyla Halili

VLEN: Ali Ahmeti dhe BDI nuk kanë kredibilitet moral të flasin për çështjet e shqiptarëve. Po derdhin lot krokodili në mungesë të pushtetit

Gjyla Halili