AKTUALE

Seanca të shtatë komisioneve parlamentare

Në Kuvend për sot janë caktuar seancat e komisioneve për Çështje Evropiane, për Mbrojtje dhe Siguri, për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, për Zgjedhje dhe Emërime, Transport, Transformim Digjital, Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, si dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.

Në rendin e ditës së Komisionit për Çështje Evropiane është Propozim ligji për Energjetikë në lexim të parë i shënuar me flamur evropian i cili me më shumë propozim ligje në lexim të dytë nga fusha ekonomike është duke u debatuar në Komisionin për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike.

Dy propozim vendime në lexim të dytë për të miratuar vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pikat për të cilat do të debatojë Komisioni për mbrojtje dhe siguri.

Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të përgjimit të komunikimeve, duhet të rishikojë Planin Vjetor Financiar për vitin 2025 të Agjencisë Operative-Teknike për mjetet nga tarifat nga Agjencia për komunikime elektronike.

Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, të dyja në lexim të dytë do të gjenden para anëtarëve të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedisin Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Në Komisionin juridiko-ligjvënës do të gjenden të gjitha pikat nga komisionet parlamentare të lartpërmendura.

Related posts

Lloga ironizon me Taravarin: Para një viti, Stoilkoviçi dhe partnerët e tij as që mund ta ëndërronin, por vasaliteti i ca shqiptarëve e bëri de facto RMV-në pjesë të ‘Srpski Svet’

Gjyla Halili

Opozita shqiptare bashkë me Taravarin te Kurti/ Mexhiti: Kemi takime intensive me kryetarin e ASH-së

Gjyla Halili

Komuna e Kërçovës shtron me pllaka begatoni një sërë rrugësh në qytet, Dehari: Mjedis të sigurt për qytetarët tanë

Gjyla Halili