AKTUALE

Lladrovci: Lavdia e dëshmorëve Karaqica do të përcillet brez pas brezi

Banner

Me rastin e 26 vjetorit të flijimit për lirinë e Kosovës të Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve e qytetarë, ka bërë homazhe dhe vendosi lule të freskëta pranë Memorialit të dëshmorëve në Gllanasellë.

Lavdia e dëshmorëve Karaqica, do të përcillet brez pas brezi, për të treguar se kjo tokë ka dalëzotës, kjo tokë nuk duron këmbë të huaj, ka deklaruar Lladrovci.

Deklarata e tij në rrjetin social:

Me nderim, pranë Memorialit të dëshmorëve në Gllanasellë, me familjarë të dëshmorëve, qytetarë e bashkëpunëtorë, u përkulëm pranë vendit ku prehen dëshmorët e kombit, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, me rastin e përvjetorit të 26-të, nga rënia e tyre heroike.

Kadriu, Avdiu dhe Xhevdeti, dëshmuan se liria e Kosovës ishte qëllimi i tyre jetësor, na treguan se liria ka çmim dhe për këtë qëllim, si më të devotshmit e kombit, me dinjitet i dalin okupatorit përball.

Përkulja para veprës së tyre heroike dhe vendosja e luleve pranë varreve, është simbolikë për të shprehur respektin tonë të thellë për dëshmorët e kombit, lavdia e të cilëve do të përcillet brez pas brezi, për të treguar se kjo tokë ka dalëzotës, kjo tokë nuk duron këmbë të huaj.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët e kombit, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/19tZjUyMK7/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Shuma të majme për aktivist të Lëvizjes Besa nga buxheti i taksapaguesve tetovarë/ Reagon Koordinatori i këshillatrëve të Bdi-së, Liridon Disha.

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Fjalët janë të pakta për të përshkruar sakrificën e familjes Jashari

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Në vitin 2025 do të krijojmë mijëra vende të reja pune për qytetarët

Gjyla Halili