AKTUALE

EKSKLUZIVE / BDI dhe ASH e Taravarit bëhen bashkë dhe mposhtin kandidatin e Alternativës për drejtor të Institutit për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve

Një zhvillim i papritur dhe me shumë peshë politike ka ndodhur sot në Institutin për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve, pas dorëheqjes së drejtorit aktual, Skender Hasani. Burime për KLAN MAQEDONI bëjnë të ditur se bordi drejtues i Institutit ka vendosur të zgjedh një drejtor të përkohshëm deri në hapjen zyrtare të konkursit.

Në garën e brendshme për këtë post u përballën dy kandidatë me mbështetje të qartë politike. Në një betejë të ashpër votash, BDI dhe krahu i Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët kanë bashkuar forcat dhe kanë mposhtur kandidatin e Alternativës, të përkrahur nga Zekirija Ibrahimi. Me rezultat të ngushtë, 5 me 4, në krye të Institutit është zgjedhur Besnik Emini.

Ky zhvillim vjen si një surprizë në skenën politike shqiptare dhe ka ndezur spekulimet se mund të jetë sinjali i parë i një koalicioni të ardhshëm mes BDI-së dhe ASh-së në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të paralajmëruara.

Sipas burimeve të sigurta të Klan, Zekirija Ibrahimi ka ushtruar presione të hapura ndaj anëtarëve të Institutit për të mbështetur kandidatin e tij, duke përshkallëzuar tensionin dhe duke humbur përkrahjen edhe brenda kolegëve të vet. Pikërisht kjo sjellje ka detyruar disa anëtarë të ASh-së të afrohen me propozimin e BDI-së, duke thelluar edhe më shumë izolimin politik të Alternativës në këtë institucion.

A është ky fillimi i një realinjimi politik në kampin opozitar shqiptar? Koha do të tregojë, por për momentin duket se BDI dhe ASH po testojnë terrenin për një bashkëpunim më të gjerë.

Related posts

“Pa maska, me parime: “Rinia e Sellcës zgjedh rrugën e dinjitetit — pas Bajram Rexhepit!”

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Bashkësitë etnike na kanë përzgjedhur ne shqiptarëve për gardian të interesave të tyre

Gjyla Halili

Ali Ahmeti ka tejkaluar furtuna më të mëdha, në kohë më të vështira dhe ka dalë fitimtar, edhe kësaj radhe do t’ia dalë!

Gjyla Halili