AKTUALE

Taravari tha se Mexhiti ka komunikim me Xhaferin dhe Deharin, Mexhiti: Komunikojmë me të gjithë, kjo dallon nga marrëveshja politike

““Unë dua të jem i sinqertë deri në fund. T’ja sqaroj opinionit deri në fund. Për shembull zotëri Mexhiti ka komunikim me plot njerëz në BDI. Nëse jo me Ali Ahmetin? Ka me Musa Xhaferin. Ose ka me Fatmir Deharin. Ose ka me një eksponent”, kështu tha mbrëmë në Click Plus Arben Taravari, për të cilën iu përgjigj Izet Mexhiti, që siç tha, komunikon me të gjitha partitë dhe deputetët, por kjo dallon nga marrëveshja politike. Siç shtoi Mexhiti, komunikojnë me të gjithë që komunikojnë me ta, pasi nuk janë në hasmëri ose në luftë të vertet.

Nuk është mirë t’i relativizojmë gjërat, komunikimi dhe marrëveshja politike dallojnë shumë si terme. Ne komunikojmë me gjithsecilin, pra në parlament komunikojmë me deputetë, në restorante, në bufe, në holle, në institucione të tjera, gjatë përditshmërisë takohemi dhe flasim se fundi fundit nuk kemi hasmëri as nuk jemi në betejë, luftë të vërtetë, komunikojmë me secilin që komunikon me ne. Unë nuk fsheh që komunikojë me të gjitha subjektet politike, përshëndetem, flas, mund të pijë edhe ndonjë kafe por kjo është komunikim. Ne mbrëmë e ftuam z.Taravari të reflektoj sepse flitet dhe ka informata dhe vetë e ka vërtetuar që ka bisedime me z.Ali Ahmeti, me BDI-në. Brenda VLEN-it gjithçka është e lejuar, është legjitime edhe për ndërtim pozicionesh, edhe për ndërtim idesh, mirëpo demokracia ka një rregull”, tha Mexhiti.

Related posts

TANI PËR TANI NUK KEMI MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE ME BDI-NË PËR PJESËMARRJE TË PËRBASHKËT NË ZGJEDHJE, THOTË KOVAÇEVSKI

Gjyla Halili

Rreziku nga i nxehti, Brataj këshillon qytetarët: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi 30 gradë edhe në hije është e rrezikshme!

admin

Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona

Gjyla Halili