AKTUALE

Zekolli: Në zgjedhjet e majit fitoi anti-shqiptarizmi dhe politika anti-evropiane

Ish-ambasadori Arsim Zekolli në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se liderët e VLEN-it duhet të ulin hipokrizinë politike, pasi siç tha ai, janë të dalë nga politika e BDI-së të cilën tash e quajnë si të gabuar.

“Liderët e VLEN-it duhet ta ulin pak hipokrizinë. Kur unë kritikoja politikat e BDI-së, ata ishin pjesë e atyre politikave, e tashmë prap po të njejtët e kritikojnë. Pra, ne i falim për nje moment të bëmat e tyrë në kohën e BDI-së, mirëpo nuk I harrojmë këto vëprime që po I bëjmë momentalisht. Shqiptarët nuk janë të lodhur, janë te painteresuar për keto politika”, tha Zekolli.

Ai shtoi se në zgjedhjet e fundit në maj fitoi anti-shqiptarizmi dhe jo VMRO-ja.

“Në maj të vitit të kaluar nuk fitoi VMRO-ja, fitoi politika anti-shqiptarë dhe anti-evropiane. Maqedonasit edhe ata të LSDM-së votuan për VMRO-në vetëm për ta larguar Kovaçevskin, njejtë siç votuan edhe disa nga BDI për Mexhitin, vetëm e vetëm që ta largojnë Grubin. Ka ndodh ky votim ndaj ishin ato rezultate në maj”, tha Zekolli.

Takimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të LSDM-së Venko Filipçe tha se është takim tradicional i dy liderëve pa ideologji politike. /tvklan.mk

Related posts

Shoqëria “Lëvizja”, nuk njeh kufi mes Shqiptarëve!

Gjyla Halili

Si i bëri bashkë Bujar Osmani 4 shtete ballkanike dhe e trazoi Serbinë

Gjyla Halili

Petrovska: Implementimi i marrëveshjes së re kolektive për pagesa pas procesit zgjedhor

Gjyla Halili