AKTUALE

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi

Sot në Ulqin, u bë inaugurimi i Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Mal të Zi.

Me këtë rast i pranishëm ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë SH. T. Z. Igli Hasani dhe homologu i tij malazias SH.T.Z. Ervin Ibrahimoviq, si edhe përfaqësuesit politik të subjekteve shqiptare në Mal të Zi.

Ministri Hasani, hapjen e Konsullates, e cilësoi si një ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.

“Një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë dhe e marrëdhënieve të veçanta Shqipëri–Mal i Zi”, deklaroi Hasani.

Malesia.org

Banner

Related posts

179 shoferë të sanksionuar në Shkup

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe barazinë

Gjyla Halili

Sela nga Tetova: Fatin e shtetit e vendos populli, jo Mickoski dhe kukullat e tij te Opozita shqiptare

Gjyla Halili