AKTUALE

Ndërron jetë edhe një person nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan

Një tjetër pacient, i cili ishte duke u trajtuar në Lituani, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në zjarrin tragjik që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars.

Kjo është viktima e radhës që nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda, duke e rritur më tej bilancin tragjik të këtij incidenti që tronditi opinionin publik në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet shëndetësore dhe hetimore vazhdojnë të ndjekin nga afër rastin dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Banner

Related posts

Shtabi komunal i Tetovës nga Fronti Europian sonte vizitë shtabeve në Poroj, Xhepçisht dhe Qendër

Gjyla Halili

Camaj te Papa: E ftoi në Mal të Zi, shkëmbyen dhurata

Gjyla Halili

Ekspozita për masakrat në Kosovë, OVLUÇK-ja proteston para Kuvendit

Gjyla Halili