AKTUALE

Mexhiti: Taravari është i vetmi që sheh mundësinë për bashkëpunim me BDI-në, VLEN së shpejti një parti

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, sot ka deklaruar se koalicioni VLEN është një antipod i BDI-së dhe nuk ka logjik bashkëpunimi me ta.
Mexhiti tha se Taravari është i vetmi i cili sheh mundësi për bashkëpunim me partinë e Ahmetit.
“Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në, humb kuptimin ndryshimi, humb kuptimin e asaj për të cilën kemi kërkuar votën. Ne si subjekte brenda VLEN-it, po shqyrtojmë mundësinë këto ditë që sërish ta ndëgjojmë votuesin shqiptarë, sepse në të kalurën ka kërkuar unifikimin e opozitës shqiptarë dhe tani kërkojnë që subjektet të shkrihen në kuadër të VLEN-it dhe besoj që brenda javës do të ketë iniciativë që VLEN-i të jetë një opsion”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhiti tha se i vetmi i cili ka dilema është Taravari i cili sipas tij duhet të sqarojë me opinionin se nuk mundesh edhe të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në. /SHENJA/

Related posts

PS-ja kryeson në rezultatet e para nga zgjedhjet, Rama: Çfarë agimi ky sot!

Gjyla Halili

Bislimi: Kosova bëri lëshim të madh që pranuam marrëveshjen pa njohje formale

admin

Garip Kaba jep dorëheqje nga posti i Zëvendësdrejtorit të Doganave: “Kthesë për sfida të reja”

Gjyla Halili