AKTUALE

Paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë, ZRRE fton mediat

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sot kanë ftuar mediat për një takim, në të cilin do të diskutohen çështjet të rëndësishme e që kanë të bëjnë me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e ZRRE-së në takim do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.

“ZRRE-ja shpreh gatishmërinë e saj për të zhvilluar një takim me mediat, me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të këtij procesi dhe për të adresuar çështjet që janë me interes të përbashkët. Takimi do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe për të thelluar kuptimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi”, thuhet në njoftim

Ndërkaq, ZRRE-ja paralajmëron se mediat do të kenë mundësi të xhirojnë vetëm në dhjetë minutat e parë, kurse pjesa tjetër e debatit nuk mund të xhirohet apo incizohet.

Ndryshe, vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.

Banner

Related posts

Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në por përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Gjyla Halili

Fati i ligjit për gjuhët në Maqedoninë e Veriut, vendimi i Kushtetueses sot

Gjyla Halili

Kur takohen dy femra super elegante: Vëmendjen tërhoqi takimi i dy mbretëreshave

admin