AKTUALE

Aksident tragjik pranë Dibrës: Një familje nga Tetova përfshihet në aksident, një person humb jetën një tjetër lëndohet rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte afër Dibrës, ku është përfshirë një familje nga Tetova që po kthehej nga Shqipëria.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, në aksidentin e rëndë dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.

Sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një burrë nga Tetova, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në Zvicër. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Gruaja e tij, e cila gjithashtu ndodhej në veturë, ka mbijetuar, por ka pësuar lëndime dhe është transferuar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po trajtohet nga mjekët.

Autoritetet janë ende në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.
/Pa Censurë/

Banner

Related posts

Eralda Qirjo: Zëri shqiptar në garë për Këshillin Bashkiak të Enfield në Londër

Gjyla Halili

Vijon pagesa e ndihmës sociale dhe fëmijërore

admin

Dosja e Prokurorit Publik të Shtetit në Maqedoni: Midis presionit të politikës, drejtësisë dhe integritetit personal

Gjyla Halili