AKTUALE

Nga ky muaj, paga e punonjësve në arsim me rritje prej 7%, thotë Mickoski

Punonjësit në arsim nga ky muaj në praktikë do të marrin rritje prej shtatë për qind, e cila do të shtohet në atë rritje prej pesë për qind për tetor, gjegjësisht të paguar në nëntor, të vitit të kaluar, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Tetovës.

“Në përgjithësi për një periudhë më pak se pesë muaj, rritja do të jetë rreth 12,35 për qind me tendencë, sipas marrëveshjes që kemi arritur me sindikatat, deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, kjo rritje do të arrijë në pesëdhjetë për qind. Të gjitha këto janë rezultat i punës së palodhur të të gjithë anëtarëve të Qeverisë dhe për këtë i përgëzoj dhe i inkurajoj që të vazhdojnë me lajme të këndshme për qytetarët dhe të dërgojnë porosi pozitive”, tha kryeministri.

Banner

Related posts

VLEN: Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz mbi politikat e BDI-së

Gjyla Halili

Memli Krasniqi për koalicionin e mundshëm me VV-në: Nuk e shohim të ardhmen njësoj

Gjyla Halili

Dita e plisit”, koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës në Shkup

admin