AKTUALE

Bdi: Kanë kaluar 21 ditë – Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçani.

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi në zi – por ajo që dhemb më shumë është që e vërteta po fshihet dhe askush nuk po mban përgjegjësi.

Çfarë ndodhi me kamerat e sigurisë? E dimë që serverët kanë mbijetuar. A është e vërtetë që pamjet tregojnë festa me pjesëmarrjen e zyrtarëve lokalë të policisë disa ditë para tragjedisë? A ishin ata të pranishëm edhe ditën e ngjarjes? Kush i ka ato pamje, kush i fshehu dhe pse nuk janë bërë publike deri më sot?

I drejtohemi Dhomës së Kompanive të Sigurisë – a ka qenë e licencuar agjencia “Rubikon”? Sa prej të punësuarve të saj kanë qenë të licencuar sipas ligjit?

Dhe në fund – e gjithë hierarkia lokale policore, nga stacioni deri te Ministri, kanë ditur që lokali punonte pa licencë, se përdorej piroteknikë dhe lëndë narkotike. Dhe të gjithë kanë heshtur. Sot, 21 ditë më vonë, asnjë nuk ka marrë përgjegjësi – as morale, as ligjore.

Kjo heshtje nuk është vetëm turp institucional – kjo është bashkëfajësi. Dhe ne nuk do të lejojmë që e vërteta të fshihet dhe përgjegjësia të shmanget.
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI

Related posts

Gemini i Google po vjen në makinën dhe orën tuaj inteligjente

Gjyla Halili

Taravari: Një pjesë e VLEN-it pas zgjedhjeve do shkrihet në VMRO

Gjyla Halili

Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

Gjyla Halili