AKTUALE

Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot është takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pas këtij takimi Ahmeti në një deklaratë për ora24.tv dhe almakos.com ka thënë se çështja shqiptare në vend është degraduar si dhe shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001.

“Unë nuk i di marrëdhëniet e brendshme brenda një kësaj organizate të quajtur VLEN. Nuk e di se në çfarë mase e kanë autoritetin e tyre brenda qeverisë së RMV-së. A i respekton kush, a bëjnë ndonjë punë për shqiptarët, fare nuk jam në rrjedha sepse këto janë zhvillime të brendshme. Unë mund të flasë për atë që shoh. Që çështja shqiptare është degraduar dhe se opinioni shqiptar në Maqedoni është që shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001 dhe këtë nuk dua ta dëgjoj nga shiptarët sepse kjo është shumë e rrezikshme, ëshë shumë dëshpëruese”, ka deklaruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Ali Ahmet kujton Adem Demaçin: Shembull i luftës dhe rezistencës për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore

Gjyla Halili

Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Gjyla Halili

Mickoski pret që borxhi publik i shtetit të ulet edhe përskaj borxhit prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar

Gjyla Halili