Sot, 05 prill (e shtunë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, Muftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, drejtorët e sektorëve të Rijasetit, Koordinatori i SHMI Medreseja “Isa Beu” paralelja e shtrirë e vajzave – Tetovë, përgjegjësi i bibliotekës, u mikpritën në formën më të bukur të mundshme nga Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili dhe stafi i tij, me rastin e shënimit të ceremonisë së duasë së hifzit të hafizes së re, Hfz. Nazlije Vejseli.
Ceremonia e cila u shënua në Xhaminë e fsh. Miletinë, filloi me lexim Kur’ani nga ana e kandidatëve të ardhshëm për hafizë.
Pas leximit të kaptinave të fundit të Kur’anit Famëlartë nga hafize Nazlije Vejseli, duanë e Hifzit e bëri drejtori i Vakifeve pranë Rijasetit të BFI e RMV – së, Mr. Fehmi Ebibi.
Të pranishmit fillimisht i përshëndeti nikoqiri i këtij akti solemn, Muftiu i Tetovës, Dr. hfz. Sever ef. Xhemaili, i cili theksoi se ndjehet tejmase i respektuar nga prezenca e kreut më të lartë fetarë në vend, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, prezenca e Muftinjëve të Muftinive të BFI e RMV – së, hoxhallarëve eminent të Muftinisë së Tetovës e në veçanti të mysafirëve nga Sarajeva e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Tirana e Shqipërisë, respektivisht drejtori i institutit të Hifzit “Hifz Kur’ana Časnog”, Xhemal Muslih dhe “drejtori i institutit të Hifzit me seli në Tiranë”, Urim Rexhepi.
Fjala kryesore padyshim që i takoi kreut më të lartë fetarë në vend, respektivisht Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili, pasiqë falenderoi Allahun Fuqiplotë për mundësinë që na ka dhënë që të tubohemi në një aktivitet kaq të rëndësishëm fetarë Islam në këtë ditë të begatë dhe madhështore për fshatin Miletinë, më pas shprehi falenderime në drejtim të Muftiut Xhemaili për mikpritjen si dhe vlerësoi lartë pjesëmarrjen masovike të mbi katërdhjetë imamlerëve të Muftinisë së Tetovës në këtë ceremoni.
Më pas, Reisul Ulema foli mbi vlerën e mësimit përmendësh të Kur’anit Famëlartë, duke thurrur elozhe në drejtim të hafizes së re, e cila njëkohësisht është ish Medresante dhe aktualisht studente e Universitetit të Tetovës.
S’ka dyshim se hafizja e re Nazlije Vejseli futet në zinxhirin e gjeneratave të cilët çojnë tek Pejgamberi Muhammed a.s., që do të thotë se përmes kësaj, vendi ynë lidhet me vendin dhe kohën në të cilën ka jetuar Pejgamberi a.s. dhe me ashabët (shokët) e Pejgamberit a.s, ku të gjithë kanë qenë hafizë të Kur’anit Famëlartë.
Ne sot, përmes kësaj hafizeje i deshmojmë Allahut, Pejgamberit a.s dhe gjitha gjeneratave të cilët sakrifikuan gjithçka se Islamin dhe Kur’anin e kemi në zemrat tona, në familjet tona, në shtëpitë tona dhe në vendin tonë. Por jo vetëm, kemi hafizë dhe hafize, kemi Medrese dhe Fakultet të Shkencave Islame ku e mësojmë Kuranin dhe e studijojmë atë.
Të nderuar vëllezër, të gjithë pyesin a është e vështirë ta mësojmë hifzin?!
Unë me sinqeritetin më të madh ju përgjigjem duke ju thënë se është e lehtë kur ti e beson Allahun, e don Kur’anin dhe e ndjek Pejgamberin a.s., e mu për këtë thot Allahu xh.sh: “Në të vërtetë, Ne, Kur’anin e kemi bërë të lehtë për këshillim, – e a ka kush që këshillohet (me të)?”! (Kur’an, 54:22).
Ky Kuran vëllezër të dashur është i lehtë pët ata të cilën e pranojnë Kur’anin me besim dhe dashuri të madhe ndaj Zotit.
Andaj ky është një segment shum i rëndësishëm në nxënien përmendësh të Kur’anit.
Ka subjekte të ndryshme të cilët kanë ndikuar në mësimin përmendësh të Kur’anit nga hafizeja, e që e para është angazhimi i palodhshëm i Muhafizit Abdurrahman Asllani. Abdurrahman efendiu është një muhafiz i shkëlqyer dhe një personalitet model se si nxiret hafizi, duke e trashëguar rrugën e babait të tij, muhafizit të madh me përmasa ndërkombëtare, Mulla Mahmud ef. Asllani.
Subjekti tjetër i rëndësishëm është familja e hafizes, e cila ka rritur të mbjellë Islamin dhe edukimin e traditës së Pejgamberit a.s e që ka rezultuar me nxjerrjen e hafizit nga kjo familje. Familja ka arritur me sakrificë të madhe ta ruajë hafizen nga devijimet e ndryshme të cilët i kanë ndihmuar në tejkalimin e sfidave të kohës duke i dhënë guximin dhe bindjen hafizit që ajo sot edhe realisht të ju thotë të gjitha barrierave se ja unë sot jam hafize e Kur’anit Famëlartë.
Subjekt tjetër i rëndësishëm është edhe udhëheqësia e Muftinisë së Tetovës të cilët kanë qenë të angazhuar gjatë gjith kohës në koordinim të punëve të formimit të komisionit për mbrojtje të hifzit.
Në fund të programit, nga ana e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, hafizes ju nda certifikata e hifzit si dhe një dhuratë simbolike pë hafizin dhe muhafizin. Po ashtu për hafizen dhurata u shpërndanë edhe nga Muftinia e Tetovës ndërsa muhafizit ju nda një mirënjohje dhe një dhuratë simbolike. Dhurata pranuan edhe nga drejtori i institutit të hifzit “Hifz Kur’ana Časnog”, Xhemal Muslih.
Në emër të imamit, këshillit të xhamisë dhe qytetarëve të fshatit Miletinë, të pranoshmit i falenderoi për prezencën referenti i Muftinisë së Tetovës, H. Idriz ef. Idrizi.
Programin e udhëhoqi sekretari i Muftinisë së BFI – Tetovë, Mr. Semir Fazliji.
Allahu ju bekoftë!