AKTUALE

Mexhiti takoi Sinanin në Preshevë: Diskutuam për hapjen e pikës kufitare Llojan–Miratoc dhe për mbështetje të studentëve nga Presheva

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Preshevë ka takuar kryetaren e komunës , Ardita Sinanin. Mexhiti njofton se mes tjerash është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Llojan–Miratoc dhe për mbështetje të studentëve nga Presheva.

“Sot isha në Preshevë, ku pata kënaqësinë të takohem me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Në një bisedë të hapur dhe miqësore, riafirmova mbështetjen tonë të palëkundur për Luginën e Preshevës dhe angazhimin për të qenë gjithmonë pranë këtij rajoni. Diskutuam hapur për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mundësinë e hapjes së pikës kufitare Llojan–Miratoc, një hap kyç për rritjen e lidhjes ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, biseduam për mënyrat konkrete të mbështetjes së studentëve nga Presheva që ndjekin studimet në universitetet tona, si dhe për iniciativat që synojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë”, ka shkruar Mexhiti.

Related posts

Thaçi nga Teqja e Tetovës porosi Mickoskit: Dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme

Gjyla Halili

Bekteshi: Për herë të parë në tre dekada do të jemi plotësisht të pavarur nga pjesa lindore për sa i përket furnizimit me energji

Gjyla Halili

Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë, Agron Dedivanaj uron 16 vjetorin e pavarsisës së Kosovës

Gjyla Halili