AKTUALE

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Edhe pse dita e sotme,sjell mot relativisht të ngrohtë me temperatura që do të lëvizin nga 13 deri në 20 gradë, stabiliteti nuk do të zgjasë gjatë. Gjatë orëve të pasdites parashikohen zhvillime lokale të paqëndrueshmërisë, të shoqëruara me reshje të shkurtra dhe intensive shiu, erëra të përforcuara në zonat me reshje, si dhe paraqitje të rralla të vetëtimave dhe bubullimave.

Në rajonin e Shkupit, gjithashtu, do të ketë kushte për reshje të izoluara pasdite. Erërat do të jenë të lehta deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Moti mbetet i paparashikueshëm, ndaj qytetarët këshillohen të jenë të përgatitur për ndryshime të shpejta atmosferike.

Banner

Related posts

Moti në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Haradinaj në mbledhjen e dy Kuvendeve: Kurti i shërben agjendës së Serbisë dhe Rusisë

Gjyla Halili

Borxhi i Bullgarisë u rrit në 24.1% të PBB-së në vitin 2024

Gjyla Halili