AKTUALE

Camaj: Ulqini nuk duhet të jetë Dubai, do të votoj vetëm për ato që janë në interes të Ulqinit

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, deklaroi se me asnjë veprim të tij nuk do t’i shkaktojë dëm Ulqinit, as për një milimetër.

“Mos mendoni as për një moment se do të votoj për diçka tjetër përveç asaj që është në interesin e Ulqinit,” u tha ai ulqinakëve, të cilët u befasuan nga informacionet e publikuara në media, sipas të cilave ai mund të mbështesë në Kuvendin e Malit të Zi Marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Camaj theksoi se Ulqini nuk duhet të jetë Dubai. “Duhet të mbetet Ulqin, dhe për këtë do ta ketë mbështetjen time absolute,” shtoi ai.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: Fitorja e Blerand Ramadanit duhet të jetë shumë e madhe – për t’u dhënë një porosi maqedonasve!

Gjyla Halili

Kurti përfundon vizitën në Britani: Jemi me fat që në Pallatin e Westminster kemi shumë miq

admin

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili