AKTUALE

MYFTINIA E TETOVËS MERR PJESË NË DEBATIN E HAPUR PËR EMËRTIMIN E RRUGËVE

BFI – Myftinia e Tetovës, me ftesë të Komunës së Tetovës, mori pjesë në debatin e parë publik për emërtimin e rrugëve të qytetit.

Në këtë debat, Myftinia u përfaqësua nga referenti Muhamed ef. Berzati dhe sekretari Semir ef. Fazliji.

Në një atmosferë transparente dhe me kulturë të lartë diskutimi, ndër shumë propozime gjithëpërfshirëse që u dhanë nga të pranishmit, duke marrë parasysh shtresat që kanë përfaqësuar fenë dhe atdheun, Myftinia e Tetovës kishte fjalën dhe mundësinë e saj.

Propozimi i Myftinisë së Tetovës për emërtimin e rrugëve ishte si vijon:

1.Medreseja “Isa Beu”
2.Molla Garipi
3.Hafiz Elmazi
4.Molla Mahmudi
5.Xhamia e Pashës
6.Arabati Baba
7.Rexhep Voka
8.Ali efendi Metushehu
9.Xhemil ef. Jusufi
10.Molla Rafiz Hoxha
11 Hafiz Selman Selmani
12.Hafiz Abdullah Abdullai

Debati do të vazhdojë edhe me tre seanca të tjera, me qëllim që të përfshihen sa më mirë interesat e të gjitha shtresave shoqërore.

Banner

Related posts

DOKUMENT/ Skandalet skanë të ndalur, Kasami e “qeras” edhe me një tender kompaninë “On Media”

Gjyla Halili

Donacioni i parë për klubin e Deçiçit nga Golden Eagle dhe gjiganti Shaqir Palushi

Gjyla Halili

Zëvendës kryeministri i Parë Izet Mexhiti takoi Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi Fatmir Gjeka

Gjyla Halili