AKTUALE

Duhej të fillonte më 30 mars, shtyhet në afat të pacaktuar funksionimi i linjës ajrore Shkup-Dubai

Banner

Linja ajrore Shkup-Dubai, e cila ishte paralajmëruar se do të niste me funksionim që nga 30 marsi, është shtyrë, përcjell TV21. Kompania “FlyDubai” ka parashtruar kërkesë deri te në Ministrinë e Transportit për prolongimin e linjës ajrore, që ishte pjesë e fluturimeve të subvencionuara të përzgjedhura në thirrjen e parë të Qeverisë.

“Në informacionin e dorëzuar në Ministrinë e Transportit, thuhet se për arsye objektive që nuk varen nga kompania ajrore ‘FlyDubai’, kërkohet zyrtarisht prolongimi i fillimit të operimit në këtë linjë. Njëkohësisht thuhet se ‘FlyDubai’ është plotësisht e përkushtuar për vendosjen e këtij destinacioni. Ministria e Transportit mbetet në komunikim të vazhdueshëm me aviokompaninë dhe plotësisht i mbështet përpjekjet e tyre për realizimin e këtij destinacioni”, thonë nga Ministria e Transportit.

Nga Ministria nuk kanë bërë të ditur se deri kur kërkohet vonesa, pra se kur do të fillojë operimi i kësaj kompanie ajrore.

Banner

Related posts

Drejtori i Taravarit largon nga puna specialistin e vetëm shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit në Kërçovë, për hakmarje politike

Gjyla Halili

Mërgata Shqiptare në Zvicër bën thirrjen e FORTË: Aleanca për Shqiptarët nuk ka më vend për Arben Taravarin, Bashkohuni rreth Ziadin Selës

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Solidaritet i plotë me SHBA-në dhe mbështetje për paqen dhe sigurinë globale

Gjyla Halili