AKTUALE

Kamera kap teknikun e VAR-it duke hedhur baste në telefon, pak para nisjes

Banner

Futbolli në Bullgari mund të përfshihet në një skandal të ri manipulimesh, pas një zbulimit të bërë drejtpërdrejt në televizion gjatë transmetimit të ndeshjes.

Një video që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, tregon se çfarë ndodhi gjatë ndeshjes mes CSKA dhe Lokomotiv Sofjes që përfundoi 1-0 për vendasit dhe e vlefshme për ditën e 27-të të Ligës së Parë, ligës më të lartë profesionale të futbollit bullgar.

Rezultati në bilbilin e fundit u la në hije nga ajo që ndodhi pak para fillimit. Siç ndodh shpesh në të gjitha ndeshjet e tjera në Evropë dhe botë, pamjet televizive, pak para inkuadrimit të fillimit të ndeshjes, qëndruan për disa sekonda në dhomën e VAR-it. Këtu, ajo që u shfaq para syve të tifozëve ishte tepër shqetësuese, tekniku i VAR-it në kabinë, i cili ndihmon gjyqtarët të zgjedhin imazhet, u kap teksa vizitonte një faqe bastesh në smartfonin e tij.
Imazhet tregojnë në krye dy gjyqtarët e VAR dhe AVAR, Volen Chinkov dhe Stoyan Arsov, të fokusuar tek monitorët, ndërsa në të majtë të tyre një person i tretë, përkatësisht operatori që menaxhon imazhet nga pikëpamja teknike, mbante një smartphone në duar duke vizituar një faqe të famshme bastesh. Imazhet sigurisht që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat të cilët janë dyndur menjëherë në rrjetet sociale për të shprehur përbuzjen e tyre për atë që kanë parë. Edhe vetë operatori, duke e parë veten në fokus, u habit.

Ai nuk e kuptoi që kamerat po inkuadronin dhomën VAR pikërisht në momentin që po vizitonte aplikacionin e basteve në telefonin e tij. Disa përdorues në rrjetet sociale u përpoqën të zmadhonin imazhin, por pa fat, pa mundur të kuptonin se cila ndeshje po analizohej nga operatori VAR pak para CSKA-Lokomotiv Sofia.

Banner

Related posts

Bexheti në takim me strukturat e Bdi-së në Nerez

Gjyla Halili

Për herë të parë në Maqedoni, API: Albanian Partners & Investors – Një Uratë e Re për Investimet Ndërkombëtare

Gjyla Halili

Ish-presidenti Hashim Thaçi vazhdon qëndrimin në Kosovë

admin