AKTUALE

Task forse – Grupi punues ndërinstitucional për realizim efikas të projekteve energjetike

✅ShA MEPSO është një nga faktorët kryesor, i cili në të ardhmen do të përqendrohet në tejkalimin e problemeve të akumuluara pronësore-juridike nga të cilat varet ecuria e projekteve kapitale në rrjetin elektrotransmetues. Ky proces i bashkëpunimit ndërinstitucional do të përfshijë Ministrinë e Energjetikës, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencinë e kadastrës së pasurive të patundshme dhe Administratën e çështjeve pronësore-juridike.

📄Në takimin që u zhvillua në Ministrinë e Energjetikës, theksova se për shkak të procedurave të gjata dhe komplekse administrative për gjetjen e zgjidhjeve për çështje pronësore-juridike dhe regjistrimin e pronës shtetërore në Agjencinë kadastrale, janë ngecur disa projekte të rëndësishme infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e një trafostacioni të ri pranë fshatit Miletkovë, që është pjesë e rëndësishme e strategjisë për modernizimin e rrjetit transmetues.

Gjatë realizimit të projekteve të tilla strategjike, përballemi me vështirësi serioze, para së gjithash, për shkak të problemeve pronësore-juridike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në dinamikën e zbatimit. Duke pasur parasysh rëndësinë e projekteve të tilla për stabilitetin energjetik dhe integrimin e tregut energjetik të RMV në tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë elektrike, është më se i nevojshëm koordinimi ndërinstitucional i përforcuar dhe në kohë, si dhe definimi i procedurave që do të përshpejtojnë veprimet për zbatimin e projektit pa prolongim dhe implikime financiare shtesë.

📌Një vendosmëri e tillë e institucioneve për t’u përballur me sfidat e këtij lloji, sigurisht që do të çojë në qëllimin e dëshiruar, realizimin e përshpejtuar të projekteve energjetike që janë vendimtare për transmetim stabil dhe të besueshëm të energjisë elektrike.
————————————-

Related posts

Lista e zezë amerikane, Prokuroria fillon hetimin

Gjyla Halili

Grubi: Shumica ka mbi 65 deputetë, shpresojmë se Alternativa do të rikthehet në Qeveri

admin

KRYETARI I VATRËS DR. ELMI BERISHA DO TË MARRË PJESË NË INAUGURIMIN E PRESIDENTIT TË SHBA DONALD TRUMP

Gjyla Halili