AKTUALE

Gashi, Mexhiti e Fetai takuan presidentin shqiptar Bajram Begaj

Këtë mëngjes pata kënaqësinë të takoj në Shkup, Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Izet Mexhiti”, ka shkruar ne rrjetet sociale zv.kryeministri Arben Fetai.

“Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona të thella në të gjitha fushat”, mbyllet njoftimi i Fetait.

Banner

Related posts

Besiana Mehmeti:”Udhët e Naim Gjoshit dhe magjia e mbrëmshme në Elbasan

admin

Sindikata e kulturës do të mbajë protestë para Ministrisë së Kulturës

Gjyla Halili

14 vite në NATO, SHBA: Shqipëria ka promovuar paqen dhe sigurinë

admin