AKTUALE

Qeveria: Pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa mesatari është 26.258 denarë

Banner

Është realizuar premtimi për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë. Me pagesën e pensionit të marsit prej 2.500 denarë, u përmbyll cikli i rritjes lineare të pensioneve me 5.000 denarë, thonë nga Qeveria.

Me këtë rritje, pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë.

“Pensionistët meritojnë një jetë të sigurt dhe dinjitoze. Për më tepër, fakti që po punojmë në interes të qytetarëve dëshmohet edhe nga qëndrimi si Qeveri për të mos e rritur kufirin e moshës për pensionim, i cili aktualisht është 62 vjeç për gratë dhe 64 vjeç për burrat, me një stazh minimal prej 15 vitesh. Kujdesi për pensionistët është detyra dhe synimi ynë”, thuhet në kumtesën e sotme të Qeverisë.

Si Qeveri, vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë qytetarët.

Banner

Related posts

Pendarovski: Ukraina është fituese morale, bashkoi botën demokratike

admin

Ali Ahmeti nderohet nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi

Gjyla Halili

Sekretariati i shëndetsisë së Bdi-së dega Çair: Bdi do të jetë gjithmonë aty ku punohet dhe kujdeset për popullin

Gjyla Halili