AKTUALE

FTESË PËR PËRKUJTIMORE DHE SHFAQJEN E DOKUMENTARIT “PAN PATRIOTIZMI SHQIPTAR”

Banner

Të dielën, më 6 prill 2025, Shoqëria Dardhare në Boston, në bashkëpunim me trashëgimtarët e familjes Pani, Degën VATRA të Bostonit dhe Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Trinisë, organizojnë:
• Ora 11:30 – Shërbesë Përkujtimore për Familjen Patriotike Pani
• Ora 12:00 – Shfaqja e dokumentarit “Pan Patriotizmi Shqiptar”

Vendi: Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Trinisë
Adresa: 245 D St., South Boston, MA 02127

Ky dokumentar i RTSH Korça, me autorë Fuat Memelli dhe Eriona Pambuku, i kushtohet veprimtarit Sotir Vasil Pani, figurë e shquar atdhetare në Shqipëri dhe Boston. Jeta dhe kontributi i tij lidhen ngushtë me trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tij, Vasil dhe Josif Pani, të cilët jo vetëm që luajtën një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare dhe forcimin e Komunitetit Shqiptar në Boston, por dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në Federatën Panshqiptare VATRA. Këtë rrugë e ndjekin edhe sot pasardhësit e tyre, Andrea dhe Vasil Pani.

Ju mirëpresim të gjithëve!

Parkimi falas anash rrugës!

Banner

Related posts

Bojmacaliev: Diaspora t’i shfrytëzojë edhe stacionet bazë në PDK-të e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Kuvendi do ta mbajë seancën e 30-të

Gjyla Halili

Snopçe për Telma: Të gjitha propozimet tona për kryetar dhe këshilltar janë refuzuar nga “VLEN”-i

Gjyla Halili