AKTUALE

Mexhiti: Pensionet u rriten me 5.000 denarë brenda 9 muajve!

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se mbi 340 mijë pensionist përfitojnë rritje pensioni.
“Vetëm brenda 9 muajve qeverisje, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke përmbushur një nga premtimet kryesore.
Rritja e fundit prej 2.500 denarësh është dëshmi se mbajmë fjalën dhe vazhdojmë të përmirësojmë standardin e jetesës për pensionistët. Ky është rezultat i një qasjeje të përgjegjshme dhe të vendosur për të mbështetur këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.
Përkushtimi ynë ndaj mirëqenies së tyre mbetet i palëkundur!”, ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

ANALIZË: Nga partner në qeveri, në zë kritik: Rruga e re e ASH-së

Gjyla Halili

Përmbaruesit nuk i respektojnë ndryshimet ligjore për vjetërsimin e lëndëve ndaj debitorëve

Gjyla Halili

Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë do të japin deklaratë solemne për Gashit

Gjyla Halili