AKTUALE

Gjorgjievski për vërshimin në Batinci: Kemi kërkuar nga Qyteti i Shkupit rregullimin e shtratit të lumit, por kryetarja tha se nuk kanë para!

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pasditen e sotme në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ndodhet në terren në fshatin Batincë, ku lumi Markovë ka dalënga shtrati pasditen e sotme duke shkaktuar vërshime.

Ai tha se disa herë kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit rregullimin e shtratit të lumit, por kryetarja Danela Arsovska është shprehur se nuk kanë mjete të planifikuara.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për daljen e lumit Markovë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura në komunën e Studeniçanit, nga një dalje televizive shkova në vendet më kritike për të ndihmuar fqinjët tanë. Dua të theksoj se jemi në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili menjëherë ofroi mobilizimin e të gjitha resurseve në dispozicion nëse është e nevojshme, për çka unë dhe të gjithë banorët e Studeniçanit e falënderojmë. Mekanizimi është në terren dhe nuk ka rrezik për popullatën dhe po punohet intensivisht për kthimin e lumit në shtrat. Unë dhe kolegu im, kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, jemi këtu dhe do të monitorojmë me vigjilencë situatën për të qenë nën kontroll gjatë gjithë natës”, ka shkruar Gjorgjievski.

Ai shtoi se ajo që është vërtet shqetësuese është se të gjitha institucionet nuk po e kryejnë punën e tyre – me theks në Qytetin e Shkupit, ku personalisht disa herë kam kërkuar rregullimin e shtratit të lumit, por kryetarja në largim na tha se nuk kanë mjete për këtë.

Related posts

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Gjyla Halili

Shtrenjtohen dukshëm çmimet e derivateve

Gjyla Halili

BERZH investoi 151 milionë euro në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili