AKTUALE

Vritet një polic në Kaçanik, policia jep detaje: Ishte duke hyrë në banesë!

Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij.

Rasti e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur rreth onë rrugën “Idriz Seferi”.

Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

Banner

Related posts

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri më 18 gradë

admin

Osmani: Do të punoj për heqjen e vizave me SHBA-në

Gjyla Halili

“Ne nuk ndjehemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 njerëz” – njëri nga të dyshuarit për zjarrin në Koçan

Gjyla Halili