SHOWBIZ

Kate Winslet dhe vajza e saj Mia zgjedhin të jenë njësoj jo vetëm në karrierë por edhe në veshje

Vajza e aktores së njohur Kate Winslet, Mia Threapleton, ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve gjatë festës së “BAFTA”-s.

22-vjeçarja mesa duket ka vendosur të ndjekë hapat e mamasë së saj pasi luajti një rol në dramën e Channel 4 “I Am Ruth”. Ajo së bashku me kolegët e saj u paraqit në Vanity Fair Rising Star BAFTA në JOIA në Londër.

Mia ishte kopja e mamasë së saj teksa kishte zgjedhur që të vishej me një fustan të zi me një sup. Po në të njëjtën ngjyrë në formën stiletto klasike kishte kombinuar edhe takat me veshjen e saj. Gjithashtu edhe modeli i flokëve ishte i ngjashëm pothuajse me të mamasë së saj. Pavarësisht ngjashmërive dhe drejtimit për të njëjtën rrugë në karrierë, Mia është një aktore e talentuar më vete.

Ajo luajti së bashku me nënën e saj në dramën televizive “I Am Ruth”, ku Kate luan nënën e shqetësuar Ruth, e cila përpiqet të ndihmojë vajzën e saj adoleshente të kalojë një krizë të shëndetit mendor.

Personazhi i Mia-s, Freya, konsumohet nga presionet e mediave sociale dhe performanca e saj quhet mjaft  “e fuqishme” nga shikuesit. Ishte hera e parë që Kate punonte me vajzën e saj.

Në lidhje me këtë rol Kate tha për vajzën e saj se: Për sa i përket performancës, ajo nuk kishte fare nevojë për mua. Madje ka momente kur ajo më shikonte dhe thoshte: “Hesht mami, më lër ta bëj! Ishte vërtet e mrekullueshme të punoja përkrah saj dhe në fakt të mahnitesha nga guximi i saj… ajo është shumë, shumë e fuqishme. Unë mendoj se ky brez i ri aktorësh, duhet të them se ka një natyralizëm në aktrimin e tyre dhe ata janë thjesht më të guximshë. Ata kanë një zë, ata flasin për veten e tyre dhe ata kanë një fuqi që unë mendoj se kurrë nuk e kam pasur në të vërtetë. Jam shumë krenare për Mia-n.


Top Channel

Related posts

Njihuni me avionin hipersonik që pritet të fluturojë me 6100 km/h! Frankfurt-Dubai për 90 minuta?

admin

Rikthehet ora verore, akrepat shkojnë një orë para

admin

“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital! Nis turneun në tetor

admin

Leave a Comment