AKTUALE

MANIFESTIMI QENDROR I FITËR BAJRAMIT

Banner

Në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, u organizua manifestimi qendror për faljen e Namazit të Fitër Bajramit.
Në mesin e qindra besimtarëve, mysafirë të nderuar në këtë ceremoni ishin Kryetari i Parlamentit të RMV-së, z. Afrim Gashi, dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy.

Ceremonia filloi në orën 5:35 të mëngjesit, me leximin e vargjeve kuranore nga Hfz. Furkan Jaja, transmetuar drejtpërdrejt nga Televizioni Shtetëror MTV kanali i dytë në gjuhën shqipe.

Falja e namazit të sabahut u drejtua nga Hfz. Fatih Derdiyok, ndërsa programin e moderoi drejtori i sektorit për kulturë dhe shkencë Musanif ef. Rufati.

Muftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, udhëhoqi faljen e Namazit të Fitër Bajramit, pas së cilës Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti hutben e Fitër Bajramit ku përcolli mesazhe dhe këshilla frymëzuese për të gjithë besimtarët.

Manifestimi u përmbyll me duanë e Fitër Bajramit, e cila u drejtua nga Muftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili.

Banner

Related posts

“Ose do të shkojmë bashkë, ose ndonjë subjekt do të duhet të shkoje i veçuar”, Kasami: Taravari nuk ka kërkuar përqindje në ndarje të listave për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Diskriminimi i klubit të vetëm për femra WBC Shkup/ Reagon deputetja Ajdari, kërkon veprime konkrete për klubin e basketbollit të femrave

Gjyla Halili

Çair, 16 vjeçari humbi jetën pas përplasjes me një trotinet elektrik

Gjyla Halili