AKTUALE

Osmani dhe Ademi vizituan familjen e Bekteshit për Fitër Bajram: Kreshniku akuzohet padrejtësisht, e gjithë familja ka mbështetjen tonë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, kanë vizituar familjen e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili ndodhet në paraburgim për rastin me diskotekën “Puls” në Koçan, për festën e Fitër Bajramit.

“Sot është dita e duhur për të treguar se jo vetëm Kreshniku, por e gjithë familja Bekteshi ka mbështetjen tonë.

Jo vetëm sepse është një mik i vërtetë, jo vetëm sepse është pjesë e familjeve tona, por sepse është padrejtësisht i akuzuar dhe akoma më padrejtësisht i ndarë nga familja e tij.

Kreshniku është i fortë, i guximshëm dhe mbi të gjitha një njeri i drejtë—prandaj shumë shpejt e presim përsëri pranë nesh!”., ka shkruar Bujar Osmani në rrjetin social Fejsbuk.

Banner

Related posts

Duhej të fillonte më 30 mars, shtyhet në afat të pacaktuar funksionimi i linjës ajrore Shkup-Dubai

Gjyla Halili

Vilson Sinishtaj kujton Skenderbeun: Emni i tij nuk i përket vetëm historisë – ai i përket çdo shqiptari që rrah me zemër kombtare”

Gjyla Halili

Aktualisht vetëm VMRO me një femër si bartëse liste, partitë shqiptare anashkalojnë femrat

Gjyla Halili