AKTUALE

Ali Ahmeti: Krenar me arritjen historike të anëtarësimit në NATO

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, me rastin e pesëvjetorit të anëtarësimit në NATO, ka deklaruar se është dëshmi e angazhimit të palëkundur për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Jam krenar për të arriturat tona dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të konsoliduar stabilitetin dhe integrimin e vendit tonë edhe në Bashkimin Europian një orë e më parë, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i tij:

Sot, me krenari dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, shënojmë 5 vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut – NATO. Ky është një moment historik që konfirmon përmbushjen e një prej përcaktimeve tona strategjike më të rëndësishme, e cila ka mundësuar forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit tonë.

Anëtarësimi ynë në NATO nuk është vetëm një arritje e jashtëzakonshme për vendin tonë, por një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky është një hap i madh përpara, që e bën Maqedoninë e Veriut një partner të besueshëm në përpjekjet globale për një botë më të sigurt.

Jam krenar për të arriturat tona dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të konsoliduar stabilitetin dhe integrimin e vendit tonë edhe në Bashkimin Europian një orë e më parë.

Banner

Related posts

BDI: Mbi 500 milionë euro i kushton qytetarëve bllokada e VMRO-së dhe “Levicës” në Kuvend

admin

Lladrovci: Elmi Reçica është një nga më meritorët për agjendat më të mira për qytetarët dhe shtetin tonë

Gjyla Halili

Krimineli i masakrave të Lubotenit, Tarçullovski fotografohet me Mickoskin: “Ditë më të mira po vijnë për Maqedoninë”

Gjyla Halili