AKTUALE

Mexhiti: Kontrolli i shpejtë inspektiv është prioritet për mbrojtjen e mjedisit

Banner

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mbajti një takim pune me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, Ivana Ginovska, dhe drejtorin e Drejtorisë për Mjedisin, Igor Nikoski.

Në takim u shqyrtua plani akcional për kontrolle të përforcuara të inspektorëve, me qëllim zbatimin efikas të ligjeve për mbrojtjen e mjedisit. Ministri Mexhiti theksoi se kontrollimet inspektuese duhet të kryhen me një dinamikë të shtuar, për të parandaluar aktivitetet ndotëse dhe për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të rregulloreve.

Si pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Drejtoria e Mjedisit kanë një rol kyç në zbatimin e politikave për mbrojtjen e burimeve natyrore. Mexhiti theksoi se efikasiteti i tyre është thelbësor për ruajtjen e mjedisit dhe se Ministria do të sigurojë mbështetje të plotë për forcimin e kapaciteteve të tyre.

Ministria mbetet e angazhuar për përmirësimin e mekanizmave për monitorim dhe kontroll, me qëllim që qytetarët të jetojnë në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt.

Banner

Related posts

Reagim nga SHKA “Duflla” dhe Ylber Idrizi- nuk shemben malet nga tradhëtarët- kokën lart Shkodran Tolaj

Gjyla Halili

Gudulisja, një nga torturat më të tmerrshme në histori

admin

Evenimenti kulturorë dhe tradicional në Malësi “Karnevali Koret 2023” do të mbahet në Tuz nga 18.02. – 21.02.2023.

admin