AKTUALE

BATON HAXHIU JE GABIM, LUFTA E USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE NË MAQEDONI, NUK ISHTE BUDALLAKI POR DOMOSDOSHMËRI

Në emisionin special BOMBAT QË NDRYSHUAN HISTORINË, në PRESING T7 të Leonard Kërqukut, më 24 Mars 2025, njëri nga opinionistët, Baton Haxhiu, në mes tjerash deklaroi se lufta e UÇK-së në Maqedoni, në një kontest historik krejt të budallakaftë…,!

Është i njohur fakti se, pas përfundimit të luftës së UÇK-së dhe pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë më 12 Qershor 1999, Lëvizja Popullore e Kosovës e vazhdoi luftën e armatosur çlirimtare, nuk u mjaftua vetëm me çlirimin e Kosovës!
Pra LPK, në vitin 2000 e emërtoi UÇPMB-në në Luginë të Preshevës dhe në vitin 2001 Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni të Veriut!

Katër nga emertuesit e UÇK-së më 17 Nëntor 1994 në Arau të Zvicrrës, Ali Ahmeti, Emrush Xhemaili, Fazli Veliu dhe Gafurr Elashani, ishin firmëtarët vendim marrës të emertimit edhe të UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Nuk është hera e parë që Baton Haxhiu i sulmon, derdh helm e vrerë, i etiketon dhe i denigron simotrat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-në dhe UÇK-në Kombëtare!

Deklarimi se:“…bota shqiptare atje ishte mjaftueshëm e fortë për ta luftuar nacionalizmin maqedonas..”, është përbuzës dhe fyes, sepse nuk është e vërtetë!

Nuk është e vërtetë se Partia Demokratike Shqiptare e Arber Xhaferit, ishte aq e fortë për të përballuar luftën e nacionalizmit maqedonas, dhe nuk paska pasur nevojë për luftë të armatosur, për të sjellur barazi e demokratizim të pozitës shtypëse dhe të pabarabartë të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, gjaku i derdhur i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit për liri, barazi e të drejta të barabarta kombëtare e shtetërore, arritja e Marrveshjes së Ohrit dhe fitore e suksese të tjera, e dëshmojnë katërcipërisht domosdoshmërinë e luftës me arme ne dorë, për të arritur vendosjen e drejtësisë dhe demokracisë edhe ndër shqiptarët!

Prandaj me të drejtë konstatojmë: Baton Haxhiu je gabim,sepse lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk ishte budallaki, por ishte domosdoshmëri!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Mars 2025!

Related posts

Gratë e VV-së i presin në konak gratë e VLEN-it, synohet rritja e përfaqësimit të grave

Gjyla Halili

Frutex L.L.C dhe Poliklinika Avicena KS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.

admin

Ahmeti: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

Gjyla Halili