AKTUALE

Zejdi: Prokurorinë e ka kapur Mickoski

Banner

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi thotë se Prokuroria është e kapur nga kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Ai shkruan se e vetmja drejtësi është dorëheqja e qeverisë aktuale dhe kryeprokurorit Ljupço Kocevski.
Reagimi i plotë:
SOT U PA QARTË KAPJA E PROKURORISË NGA KRYEMINISTRI…⁣⁣⁣⁣
“𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐮𝐣𝐤𝐮 𝐢 𝐧𝐠𝐨𝐩𝐮𝐫, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞𝐧𝐭ë 𝐧ë 𝐧𝐮𝐦ë𝐫” – kjo thënie i përshtatet më së miri Mickoskit dhe Kocevskit, sepse të dy janë vënë në shërbim të shpëtimit të lëkurës së tyre si rezultat e një marrëveshje të fshehtë dhe të errët mes tyre.⁣⁣⁣
– Mickoski deklaroi se, nëse prokuroria e bën punën siç duhet, do të pezullohet shkarkimi i Kocevskit – që do të thotë, përkthyer ndryshe, se asnjë zyrtar i qeverisë aktuale nuk duhet prekur nga kjo prokurori. Në anën tjetër, për të shpëtuar veten, Kocevski e pranon këtë marrëveshje pa kushte.⁣⁣⁣⁣
Por të dy “harrojnë” se në thënien “edhe ujku i ngopur, edhe dhentë në numër”, dikush patjetër duhet të bëhet kurban. Dhe në rastin e tragjedisë së “diskotekës Koçan”, të dy po e bëjnë kurban DREJTËSINË për vrasjen e 59 të rinjve.⁣⁣⁣⁣
𝐄 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐣𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐬𝐨𝐭 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐝𝐨𝐫ë𝐡𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐞 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐜𝐞𝐯𝐬𝐤𝐢𝐭 – 𝐚𝐬𝐠𝐣ë 𝐦ë 𝐩𝐚𝐤.

Banner

Related posts

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Gjyla Halili

Përurohet dhoma muze e shkrimtarit Abdylazis Islamit në Tetovë

admin

“𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐱𝐢𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞”

Gjyla Halili